Forcat ruse këtë të martë kanë rrethuar qendrën rajonale të Khersonit në Ukrainën jugore.
BBC raporton se trupat ruse kishin nisur një sulm tokësor në qytetin, që ndodhet pranë Krimesë të kontrolluar nga Moska.
“Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit, por qyteti ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”, ka thënë kryebashkiaku Igor Kolykhayev.
Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se qyteti ka qenë i rrethuar dhe ka shumë ushtarë rus dhe pajisje ushtarake në të gjithë anët, e Khersonit./abcnews.al