Forcat ruse rrëmbejnë dy zyrtarë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

schedule10:12 - 18 Tetor, 2022

schedule 10:12 - 18 Tetor, 2022

Dy zyrtarë të lartë janë  rrëmbyer nga forcat ruse në centralin bërthamor Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, sipas kompanisë shtetërore të energjisë në Ukrainë, shkruan skynews.

Kreu i teknologjisë së informacionit të termocentralit, Oleh Kostyukov dhe Oleh Oshek, një ndihmës i drejtorit të centralit, u rrëmbyen të hënën, tha Energoatom në një deklaratë.

“Për momentin, nuk dihet asgjë për vendndodhjen apo gjendjen e tyre”, thuhet në deklaratë.

Të hënën, u raportua se centrali bërthamor – më i madhi në Europë ishte tronditur nga sulme të shumta ruse duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

Centrali i  Zaporizhzhia, i cili është bërë një pikë qendrore gjatë luftës në Ukrainë, ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi dhe ndodhet pranë vijës së frontit në territorin që Vladimir Putin pretendon se është aneksuar nga Rusia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!