Forcat ruse po rigrupojnë forcat në jug dhe lindje të vendit pas tërheqjes së trupave në veri. Për shkak të situatës së tensionuar, guvernatori i Luhanksut ka bërë thirrje për evakuimin e civilëve, shkruan skynews.
Guvernatori i Luhanskut Serhiy Gaidai tha se 30% e banorëve kanë mbetur ende të bllokuar në qytete dhe fshatra të rajonit dhe duhet të evakuohen menjëherë.
“Rusia po grumbullon forcat për një ofensivë të re dhe sulmi i bombardimeve është rritur”, tha Gaidai.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se do të hapen 10 korridore humanitare për evakuimin e civilëve.
/abcnews.al