Rusia ka deklaruar se forcat e saj kanë rrëzuar një avion ushtarak ukrainas që mbante armë dhe municione pranë portit të Odesës në Detin e Zi, shkruan BBC.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një përditësim të shtunën se avioni po dërgonte armë dhe municione në Ukrainë. Gjithashtu forcat ruse thanë se kishin goditur një zonë në të cilin strehoheshin mercenarët e huaj.
Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se raketat ruse kishin goditur një qendër trajnimi në rajonin Sumy të Ukrainës, ku instruktorë të huaj po stërvitnin forcat ukrainase. Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme, forcat ukrainase thanë se forcat ruse kishin goditur një ndërmarrje bujqësore në zonë e Odesës
/abcnews.al