Forcat ruse përgatiten për Ditën e Fitores, Kremlini mohon se do t’i shpallë luftë Ukrainës

schedule08:39 - 5 Maj, 2022

schedule 08:39 - 5 Maj, 2022

Forcat ruse po bëjnë prova për Paradën e Ditës së Fitores, më 9 maj në Moskë ndërsa Kremlini ka mohuar se po përgatitet t’i shpallë Ukrainës, sipas The Guardian.

Rusia ka hedhur poshtë spekulimet se do t’i shpallë luftë Ukrainës në ditët në vijim si “të pakuptimta” mes spekulimeve nga zyrtarët perëndimorë se Presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën e Fitores së 9 majit për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se spekulimet ishin të vërteta.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se parada e Moskës – një ngjarje vjetore që përkujton disfatën e nazistëve dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore mund të përdoret për të nxitur mbështetjen për një mobilizim masiv të trupave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!