Rrethi i Nikopol, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u bombardua nga ushtria ruse gjatë gjithë natës, duke dëmtuar tubacionet e gazit dhe rrjetet elektrike.
“Rusët bombarduan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës, por qendra e distriktit u godit më rëndë. Mbi 30 predha armike ranë mbi Nikopol (përballë termocentralit bërthamor) por për fat të mirë njerëzit nuk u lënduan.
Dhjetëra shtëpi, ndërtesat e fermave, rrjetet elektrike dhe tubacionet e gazit u dëmtuan”, tha shefi ushtarak rajonal Valentin Reznichenko.
/abcnews.al