Forcat ruse i “likuidojnë” rrëmbyesit për t’i shpëtuar pengjet në një qendër ndalimi

schedule16:49 - 16 Qershor, 2024

schedule 16:49 - 16 Qershor, 2024

Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë rrëmbyesit e disa pengjeve në një qendër ndalimi në jug të Rusisë, raportuan mediat shtetërore ruse më 16 qershor.

Pengjet në qendrën e paraburgimit në Rostov-on-Don nuk u lënduan, tha RIA Novosti, duke e cituar shërbimin federal të burgjeve ruse.

Novosti raportoi se rrëmbyesit janë “likuiduar”, ndërsa mediat lokale raportuan se disa prej të burgosurve janë vrarë.

U raportua se gjashtë të burgosur i morën peng dy pjesëtarë të stafit të qendrës së ndalimit në rajonin Rostov, duke e kërkuar një veturë dhe rrugë të hapur për t’u larguar.

Gjashtë rrëmbyesit u akuzuan për aktivitete terroriste, ndërsa disa prej tyre u raportua se kanë lidhje me Shtetin Islamik (IS).

IS-i ka kryer një numër sulmesh në tokën ruse në vitet e fundit, përfshirë një sulm në mars, kur burra të armatosur qëlluan me armë ndaj njerëzve në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke i vrarë 145 njerëz./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!