Forcat ruse godasin me raketa infrastrukturën hekurudhore në Lviv

schedule11:54 - 17 Maj, 2022

schedule 11:54 - 17 Maj, 2022

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se forcat ruse kanë goditur me raketa objektivat e infrastrukturës jashtë qytetit perëndimor të Lviv gjatë natës, sipas BBC.

Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi tre raketa të tjera. Guvernatori rajonal tha se ishin goditur gjithashtu objektet hekurudhore.

Rusia ka shënjestruar qendrat e transportit dhe depot e karburantit rreth Lviv, në një përpjekje të dukshme për të penguar dërgesat e armëve nga vendet në perëndim.

/abcnews.al