Forcat ruse bombardojnë Kharkiv-in, raportohet për 15 të plagosur

schedule11:31 - 8 Prill, 2022

schedule 11:31 - 8 Prill, 2022

Forcat ruse kanë bombarduar Kharkivin, sipas një deklarate të guvernatorit ushtarak rajonal, shkruan CNN.

“Gjatë 24 orëve të fundit, forcat pushtuese ruse kanë qëlluar 48 herë me artileri dhe raketahedhës në Saltivka, Piatyhatky, Oleksiivka, Derhachi dhe në qendër të qytetit,” tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.

“Deri tani, janë plagosur 15 persona.”

Syniehubov tha se si pasojë e granatimeve është dëmtuar një tubacion gazi.  Autoritetet ukrainase ndërkohë u kanë bërë thirrje civilëve në Ukrainën lindore që të largohen sa më parë.

Ka pasur luftime të ashpra edhe në Izium”, tha ai. “Ne po vazhdojmë evakuimin, veçanërisht nga Barvinkove dhe Lozova.”

Objektivi i radhës mund të jetë qyteti lindor i Slovianskut, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një institut me bazë në Uashington.

/abcnews.al