Kryetari i bashkisë së Kherson, Ihor Kolykhaiev, u arrestua nga forcat ruse të martën, sipas një këshilltareje të.
“Ata morën Igor Kolykhaev”, shkroi Galina Lyashevskaya në rrjetet sociale të martën pasdite.
Në një postim tjetër, ajo shkroi se Kolykhaiev vizitoi një objekt shërbimi dhe kur la makinën, u arrestua menjëherë nga rojet e armatosura, me shumë mundësi FSB, raporton The Guardian.
Lyashevskaya tha se hard disqet u sekuestruan nga kompjuterët, u hapën kasafortat dhe rojet kërkuan dokumente. Gjatë kësaj kohe, ajo shkroi se Kolykhaiev u mbajt në një zyrë të veçantë dhe u prangos në prani të rojeve të armatosura.
Pas kontrollit, Lyashevskaya tha se kryebashkiaku u fut në autobusin me simbol Z dhe u mor me vete.
“Pak ditë më parë, Kolykhaiev mori një letër nga kryetari i bashkisë “i sapoemëruar”, ku ai e ftoi atë të diskutonte organizimin e ndërveprimit të ardhshëm. Për refuzimin e takimit, ai kërcënoi me arrestim. Kolykhaiev nuk shkoi. Të gjithë jemi në rrezik. Gjithçka është nën sulm. Kam frikë për jetën e Igor Kolykhaiev”, shkroi ajo. /abcnews.al