Forcat RENEA zbarkojnë në Shkodër/ Kontrolle në banesat e të “fortëve”, sekuestrohen armë. Aksion edhe në Dobraç

schedule10:16 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 10:16 - 12 Dhjetor, 2024

SHKODËR-Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në zonat e Shkodrës.

Forcat RENEA nga Tirana po ushtrojnë kontrolle par sigurimin e provave materiale, që lidhen me ngjarjet e fundit.

Burimet i thanë ABC News se kontrollet  janë bërë në disa banesa të eksponentëve të botës së krimit.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri dhe sende te tjera të paligjshme.

Kontrollet nga RENEA janë kryer edhe në Dobraç, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Golem, Lagjet Rus, Kiras dhe Dergut./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!