Forcat izraelite nuk ndalen, 14 të vrarë dhe 30 të plagosur në Gaza

schedule09:37 - 10 Prill, 2024

schedule 09:37 - 10 Prill, 2024

Një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore vrau 14 persona të martën, sipas Dr. Khalil Al-Dikran, zëdhënës i Spitalit të Martirëve Al-Aksa.

Ai tha për CNN se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, dhe 30 të tjerë u plagosën rëndë. Sulmi ndodhi natën e fundit para Fitër Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islamik, që shënon fundin e Ramazanit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, disa fëmijë shihen duke u dërguar me urgjencë në spital.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!