Forcat izraelite intensifikuan bastisjet, dhunën dhe arrestimet në Bregun Perëndimor mbrëmjen e së shtunës.
Deri më tani, ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 46 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.
Në Ramallah, ushtria izraelite bastisi shtëpitë në qytetet Birzeit dhe Bil’in dhe arrestoi të paktën 14 palestinezë.
Të paktën 14 persona duke përfshirë 10 punëtorë të zhvendosur nga Gaza u arrestuan gjithashtu në Hebron.
Arrestime u bënë edhe në Jenin me të paktën nëntë persona të ndaluar. Ndërkohë në Nablus u arrestuan edhe katër palestinezë të tjerë./abcnews.al