Forcat e sigurisë meksikane ndalojnë 800 emigrantë të Amerikës Qendrore

schedule07:32 - 24 Janar, 2020

schedule 07:32 - 24 Janar, 2020

Autoritetet Meksikane miratuan masa më të ashpra kundër emigrantëve të Amerikës Qendrore.

Mediat e huaja shkruajnë se 800 prej tyre janë ndaluar pasi kishin hyrë në Meksikë në mënyrë të paligjshme. Emigrantët kishin hyrë nga Guatemala me qëllim që të arrinin kufirin në Shtetet e Bashkuara.

Kujtojmë që Meksika është në presion nga Presidenti i SHBA, Donald Trump i cili ka bërë thirrje për të marrë masa për lëvizjet masive të emigrantëve.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Migracionit njoftoi se kishte ndaluar 800 emigrantë, disa prej të cilëve ishin të mitur dhe të pashoqëruar nga familjarë. “Nëse statusi i tyre juridik nuk mund të zgjidhet, ata do të kthehen në vendet e tyre të lindjes, tha Instituti Kombëtar i Migracionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!