Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcat e Armatosura drejt standardeve të NATO-s, rritje pagash deri në 70% për nivelet bazë

schedule09:26 - 6 Shkurt, 2026

schedule 09:26 - 6 Shkurt, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i kushteve për personelin dhe rritja e pagave mbeten prioritetet kryesore të qeverisë, me synimin për të arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029.

Ministri Vengu nënvizoi se “forcimi i kapaciteteve njerëzore nuk lidhet vetëm me trajnimin dhe profesionalizimin e vazhdueshëm, por edhe me krijimin e kushteve dinjitoze për shërbimin në Forcat e Armatosura, përmes një politike të qëndrueshme rritjeje pagash që reflekton përgjegjësinë dhe sakrificën e ushtarakëve”.

Në këtë kuadër, Vengu bëri të ditur se pagat në Forcat e Armatosura do të vijojnë trajektoren e rritjes në vitet në vijim.



Vengu tha se “rritja do të jetë 60–70% për nivelet bazë, ndërsa për nivelet e larta të komandimit parashikohet një rritje prej 30–40%”.

Ministri theksoi se kjo politikë synon rritjen e motivimit, forcimin e qëndrueshmërisë së burimeve njerëzore dhe afrimin e standardeve të Shqipërisë me ato të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!