Forcat bombardojnë infrastrukturën energjetike, Ukraina thirrje qytetarëve të kufizojnë energjinë

schedule10:41 - 20 Tetor, 2022

schedule 10:41 - 20 Tetor, 2022

Ukraina do të fillojë të kufizojë energjinë në të gjithë vendin duke filluar nga ora 7 e mëngjesit të sotëm në përgjigje të sulmeve të Rusisë kundër infrastrukturës së saj energjetike, sipas The Guardian.

Kompania kombëtare e energjisë ukrainase u ka kërkuar qytetarëve që të karikojnë gjithçka deri mëngjesin e së enjtes për shkak të ndërprerjeve të pritshme të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet me raketa apo dronë rusë.

Impiantet e energjisë u goditën përsëri nga raketat ruse të mërkurën, si pjesë e një vale sulmesh të ngjashme tashmë që prej 10 tetorit.

Ukrenergo u bëri thirrje qytetarëve që të furnizohen me ujë dhe të sigurohen që të kenë rroba të trasha dhe u bëri thirrje që të karikojnë telefonat dhe gjithçka tjetër me bateri.

Të martën, Presidenti Volodimir Zelenski tha se 30% e termocentraleve ukrainase ishin shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

Ukrenergo tha se ndërprerjet e energjisë mund të ndodhin “në të gjithë Ukrainën nga ora 7 e mëngjesit deri në 22:00 dhe këshilloi qytetarët të kontrollojnë faqet e internetit të operatorëve të rrjetit rajonal për të parë se ku dhe kur saktësisht.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!