Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 13 nga 19 dronë sulmues, si dhe një raketë të drejtuar, të lëshuar nga Rusia gjatë natës.
“Njësitë e raketave kundërajrore, grupet celulare të qitjes dhe mjetet e luftës elektronike të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës u angazhuan për të zmbrapsur sulmin ajror”, thanë forcat ajrore përmes një deklaratë në Telegram.
Dronët Shahed të prodhuar nga Irani u kapën në rajonet Kharkiv, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Donetsk. Disa nga gjashtë dronët rusë që nuk u kapën nuk arritën objektivat e tyre, thuhet më tej në deklaratë
Forcat ajrore thanë se raketa e drejtuar X-59 u rrëzua në rajonin Poltava të Ukrainës qendrore. /abcnews.al