Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se Forcat Ajrore Izraelite po kryejnë një valë sulmesh ajrore në Teherani, duke shënjestruar pozicione të regjimit iranian.
Ushtria izraelite nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat konkrete të goditura, por theksoi se operacioni është pjesë e veprimeve të vazhdueshme kundër infrastrukturës së lidhur me autoritetet e Irani.
Njoftimi i IDF-së erdhi menjëherë pasi mediat iraniane raportuan për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit, pas sulmeve ajrore në rajon.
Zhvillimet e fundit shënojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke rritur shqetësimet për një konflikt më të gjerë rajonal.


