“Forca Wuhan”, Interi me një mesazh solidariteti për Kinën në derbi

schedule12:18 - 8 Shkurt, 2020

schedule 12:18 - 8 Shkurt, 2020

Derbi i Madoninës është shumë pranë dhe ekipet po bëjnë përgatitet e fundit. Përballjet mes Milanit dhe Interit gjithmonë kanë prodhuar spektakël në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit nga ana e dy tifozërive.

Këtë herë është klubi zikaltër që ka menduar diçka speciale. Drejtuesit e Interit kanë vendosur t’i dërgojnë një mesazh qytetit të Kinës, Wuhan, i cili është epiqendra e CoronaVirus-it. Epidemia që ka goditur mbarë Kinën dhe jo vetëm është vdekjeprurëse dhe grupi që drejton Interin, Suning Group, po bën të pamundurën për të ndihmuar popullin kinez.

“Ne jemi me ju, qëndroni të fortë”. Ky pritet të jetë mesazhi që do të shkruhet në fanellën e Interit, në derbin e kësaj fundjave. Gjithashtu përpara takimit do të shfaqen mesazhe të ndryshme si për shembull, “Forca Kina” apo dhe “Sot dhe gjithmonë, së bashku si një ekip, forca Wuhan”. /abcnews.al