Fonseca jep ide për merkaton e “Kuqezinjve”, anësori i Lille kërkohet në Milano

schedule16:16 - 2 Qershor, 2024

schedule 16:16 - 2 Qershor, 2024

Në pritje të marrjes zyrtarisht të detyrës si trajner i Milan, tekniku Paulo Fonseca ka nisur të këshillojë “Djajtë” e Milanos për merkaton, kështu strategu portugez u ka kërkuar drejtuesve të klubit “Kuqezi” afrimin e mbrojtësit të djathtë Tiago Santos nga Lille.

Mbrojtësi 21-vjeçar shkëlqeu këtë sezon te klubi francez pikërisht nën drejtimin e Fonseca, me këtë të fundit që ka dalë garant për cilësitë e Santosi dhe ka shfaqur bindjen që ai do të bëjë shumë mirë edhe në Serie A.

Kartoni i Tiago Santos mendohet të kushtojë 10-15 milionë euro, një shifër lehtësisht e përballueshme nga klubi “Kuqezi”, që ndër të tjera ka në konsideratë edhe Emerson Royal, i cili është në pronësi të Barcelona, mirëpo, braziliani ka një moshë më të madhe dhe kartoni i tij kushton të paktën 30 milionë euro, shifër kjo që ka stepur disi “Djajtë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!