Fonseca: Humbje e rëndë, përgjegjësia ime. S’e kuptova atë “black-out”

schedule11:57 - 30 Prill, 2021

schedule 11:57 - 30 Prill, 2021

E turpshme humbja e Romës në Angli. Verdhekuqtë humbën 6-2 në “Old Trafford” në takimin e parë gjysmëfinal të Europa League. Pjesa e parë ishte shumë pozitive, Roma e mbylli në avantazh 1-2, por në fraksionin e dytë të ndeshjes ndodhi katastrofe.

Trajneri i ekipit italian, Paulo Fonseca analizon disfatën e thellë dhe i merr përsipër përgjegjësitë e këtij rezultati të dhimbshëm. “Një humbje e rëndë, sidomos pas pjesës së parë të mirë që luajtëm. Nuk rezistuam në pjesën e dytë.

Humbëm menjëherë tre lojtarë për shkak dëmtimesh. Ndaj United është e vështirë edhe kur ke kontingjentin e plotë. Pjesa e dytë ishte shumë e rëndë, e vështirë ta shpjegosh atë ‘black-out’ që pësuam. Nuk ishim fare agresivë, kryem gabime të shumta.

Pas golit të tretë u fikëm, nuk kishim më forcë psikologjike për të reaguar. Gjithsesi, arritja deri në gjysmëfinalet e Europa League mund të cilësohet pozitive, njësoj si pjesa e parë e jona. Nuk dua të krijoj alibi, përgjegjësi kryesor jam gjithmonë unë.

A merr fund këtu raporti im me Romën? Të shohim, pasi nuk është aspak e thjeshtë të flasim në këto momente. Duhet të jemi të matur dhe të ekuilibruar“, përfundoi trajneri portugez i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!