Roma luan sonte në raundin e 1/8-ave ndaj skuadrës së Spezias dhe në fushë do të kemi edhe një derbi mes shqiptarësh. Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli janë titullarë për ekipet e tyre dhe diskutojnë kalimin për me tej.
Talenti i Romës kthehet si titullar pas disa ndeshjesh, teksa ende nuk është konsoliduar në formacionin e trajnerit Fonseca. Para ndeshjes Kumbulla foli për Sky Sport dhe u shpreh për humbjen e derbit me Lazion dhe objektivin e ekipit në Kupën e Italisë.
“Humbja me Romën në derbi? Nuk ka shumë për të thënë. Duan ta harrojmë atë ndeshje dhe sigurisht të bëjmë më mirë, duke filluar nga kjo mbrëmje. Kupa e Italisë është objektiv i rëndësishëm për ne. Sot duhet të kemi qëndrim më të mirë se ai ndaj Lazios”, u shpreh Kumbulla. /abcnews.al