Fondi Minnesota mbledh 35 milion dollarë në ndihmë të protestuesve

schedule09:41 - 17 Qershor, 2020

schedule 09:41 - 17 Qershor, 2020

Gjatë dy javëve të fundit që Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar protesta të shumta në disa qytete, dhjetëra organizata bamirësie kanë mbledhur fonde për të ndihmuar komunitetin afro-amerikan, si dhe të gjithë ata që kanë vuajtur gjatë trazirave. Një organizatë e tillë është Fondi i Lirisë së Minesotas – ata arritën të mbledhin 35 milionë dollarë.

Që prej fillimit të protestave, të nxitura nga vdekja e George Floyd-it më 25 maj, mbi 10’000 njerëz janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara.

Disa patën mundësinë të paguanin garancinë për lirimin me kusht. Shumë të tjerë u ndihmuan nga një organizatë bamirëse e quajtur Fondi i Lirisë së Minesotës që u erdhi në ndihmë.

Për të menaxhuar donacionet dhe kërkesat e reja, organizata ftoi më shumë vullnetarë. Qëllimi i tyre mbeti i njëjtë: të ndihmojnë njerëzit përpara se të zhvillohen seancat gjyqësore.

Përkundër faktit se vala e protestave në të gjithë Shtetet e Bashkuara po bie, punonjësit dhe vullnetarët në Fondin e Lirisë së Minesotës besojnë se nuk kjo do të ndikojë në numrin e arrestimeve. Madje, ky numër mund të rritet në të ardhmen e afërt.

Kur u krijua Fondi për Lirinë në Minesota, ideja ishte të ndihmonin protestuesit vendas që u futën në burg gjatë trazirave. Por kohët e fundit, organizata bamirëse është përpjekur të ndihmojë njerëzit edhe jashtë shtetit Minnesota. Rasti me garancinë më të madhe me të cilën po punojnë tani është 500’000 dollarë. Sidoqoftë, tani për tani Fondi ka ndaluar përkohësisht pranimin e donacioneve të reja duke inkurajuar njerëzit që t’i dhurojnë fondit të familjes George Floyd dhe lëvizjes Black Lives Matter./abcnews.al