Fondet dhe ndihma që po i jepen sektorit të Bujqësisë ishte epiqendra e diskurtimeve në studion e ‘Sheshi i Dollarit’.
Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj u shpreh se ka disa aspekte pozitive në këtë drejtim duke përmendur 75 % të kolateralit që do të merret përsipër nga shteti, kredinë me interes 2 % e cila është në kuadrin e një kredie të butë.
“Situata është më ndryshe sepse është një moment deciziv për ekonominë bujqësore, o ndryshojmë tani ose më pas do ta kemi më të vështirë. Jam optimist sepse mund të realizohet kjo inciativë. Banka e Shqipërisë kishte një këndvështrim ndryshe, guvernatori pranoi që sektori është i nën financuar.
Ne i ngritëm problemet dhe u ballafaquam me ta. Topi ka kaluar në ekonomi dhe bujqësi që këto para t’i disbursojmë. Kërkesa ishte 1100 projekte të prezantuara që nuk u kualifikuan për shumë arsye, kërkohet patjetër që këta individë që investojnë të kenë mundësi t’ju jepet diçka më tepër. Interesi 7 % është i vështirë për tu menaxhuar. Interesi 2 % është krejt ndryshe në raport me koston e kredisë që merr. Fermeri i vogël nëse do grupohet, që sot janë të paformalizuar kanë mundësi të kreditohen nëse grupohen. Edhe fondet që do vijnë nga BE, fokusin do ta kenë tek grupimet, nuk do ta kenë tek individë të veçantë. Kjo është rruga që duhet t’i informojmë fermerët.
Fakti që shteti do të marrë përsipër deri në 75 % të kolateralit është një gjë pozitive. Kredia 2% është kredi e butë, elementi tjetër është që bankat e nivelit të dytë u kemi kërkuar të kenë një nga degët të specializuar për sektorin e ushqimit që të ketë ekspertë që e njohin sektorin. Edhe Start Upet kanë mundësi të marrin kredi.”
/ abcnews.al

