KQZ njoftoi se kreu pagesën totale për kompaninë postare DHL për votën e diasporës. DHL kishte kërkuar 9.2 milionë euro, por KQZ thotë se i jep vetëm 6.7 milionë euro. Një zbritje prej 2.5 milionë eurosh.
I kontaktuar nga ABC Neës, Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se DHL ka shkelur kontratën. “Kemi vlerësuar që për pjesën tjetër të shërbimit nuk ka qenë sipas kontratës”
Debati mes DHL dhe KQZ filloi kur kompania postare dorëzoi të gjitha faturat e postimit të votës së diasporës, dhe i kërkoi 9.2 milionë eurot, made e paralajmëroi edhe për kamatvonesa.
Celibashi kërkoi procesverbalet, dhe sa i përket kontratës, KQZ nuk ka rënë dakord në një pikë me DHL, për Greqinë. DHL nënkontraktoi kompani të tjera për shpërndarjen e zarfeve në vendin fqinj. Por sipas KQZ kjo nuk ka qenë e lejuar dhe as në përmbushje të kontratës.
Në fakt, këto akuza më herët janë artikuluar nga Partia Demokratike. Madje edhe para 11 majit. Kur selia blu nisi ta etiketojë edhe votën e diasporës si farsë.
Tani, del se DHL ka shkelur kontratën. Por a ishte vota e diasporës farsë?
“Pavarësisht debateve me kompaninë, mendoj se vota e diasporës meriton gati 10.”

