Fondacioni i Liri Berishës/ Mahmutaj: Bamirësia kamuflim, u vinte gjoba bizneseve. Kara: Pastrim parash

schedule23:46 - 4 Shtator, 2024

schedule 23:46 - 4 Shtator, 2024

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se fondacioni i Liri Berishës, bashkëshortes së ish kryeministrit Sali Berisha, përdorej si kamuflim, pasi u vinte gjoba bizneseve.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se disa mashtrues kanë përdorur mbiemrin e Berishës, për t’u marrë para njerëzve.

Ndërsa avokati Romeo Kara deklaroi se fondacioni përdorej për pastrim parash.

Fatos Mahmutaj: Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” e Liri Berishës, është një nga ato lloj piramidash, ose institucionesh që kanë mbledhur para të shumta pa llogari, kanë vjedhur para që kanë përfunduar në xhepat e Liri Berishës dhe familjarëve të saj. Përdorej për gjoba që iu viheshin bizneseve dhe politikanëve të tjerë, fonde që asnjëherë nuk janë deklaruar. Këtë fondacion e kam hasur për herë të parë në vitin 2009, kur një Tiranë u shfaq një mashtrues. Ky mashtrues, është dënuar me vendim gjykate, Indrit Aliu. Zonja Berisha ka lënë përshtypjen e një njeriu që ose ishte naive dhe mashtrohej, çka nuk ishte e besueshme. Një mashtruese tjetër, Ujka nga Durrësi, ajo arriti duke përdorur mbiemrin e Liri Berishës, hiqej si prokurore, ishte një mashtruese. Flasim, ose Liri Berisha është naive, ose ka mbushur xhepat, duke përdorur dhe këta mashtruesit.

Romeo Kara: Unë jam i mendimit që të gjitha fondacionet në Shqipëri, shumica janë të kontraktuara për pastrim parash. Berisha është nga mashtruesit kryesorë në këto 30 vite. Politika e Sali Berishës, ka qenë politikë që uzurpoi shtetin, çdo pjesë e qeverisjes së tij, ka qenë antiligjore, për ta zhbërë Shqipërinë. E kemi parë këtë fondacion sesi ka funksionuar. Kemi dëgjuar fjalët për familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij. Është investigim i vonuar. Shpresoj që SPAK të mos na zhgënjejë, të gjejë të vërtetën. Unë dyshoj për pastrim parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!