Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fondacioni gjerman në Kosovë konfirmon për Abcnews përgatitjen e statutit për Asociacionin e komunave serbe

schedule14:14 - 16 Janar, 2023

schedule 14:14 - 16 Janar, 2023

Fondacioni gjerman në Kosovë ka konfirmuar për Abc News përgatitjen e statutit për Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në përgjigjen zyrtare për Abc News, thuhet se është përmbyllur hartimi i një draft-statuti dhe do të diskutohet me partnerët për prezantimin publik të këtij drafti.

“Në këtë pikë, mund të them vetëm se kemi përmbyllur hartimin e një draft-statuti dhe do të mblidhemi me partnerët tanë në të ardhmen e afërt për të diskutuar se kur do të organizohet një prezantim publik i këtij drafti. Pasi të kemi përcaktuar një datë për një prezantim publik, do të sigurohemi që të ftojmë edhe organizatën tuaj.”, thuhet në mesazh.

Çka është Asociacioni i komunave të Kosovës?

Asociacioni i komunave të Kosovës funksionon në Kosovë si organizatë joprofitabile e themeluar për t’i përfaqësuar dhe për t’u shërbyer interesave të anëtarëve të saj, gjegjësisht komunave të Kosovës. Pjesë e këtij Asociacioni janë 34 komuna të Kosovës. Kuvendi ka 126 anëtarë dhe përbëhet nga të gjithë kryetarët e komunave dhe nga një këshilltar i zgjedhur për secilin nga dhjetë këshilltarët komunalë dhe përfaqësues nga komunitetet jo-shumicë në kuvendet e komunave. Misioni i këtij Asociacionit është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunat dhe përmes tyre të arrihet një performancë e kualitetit të lartë në shërbimin e nevojave për anëtarët e saj.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!