“Foltorja” i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit i kujtoi ish-kryeministrit Sali Berisha shpalljen non grata nga SHBA. Në deklaratë thuhet se halli i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të Bashës, duke e cilësuar atë peng kryetar. Më tej theksohet se Kuvendi i datës 11 Dhjetor do të shënojë fundin e pazareve Rama-Basha.
“Halli i i vertete i demokrateve dhe i shqiptareve jane deshtimet dhe humbjet e nje pas njeshme te peng kryetarit qe i dhuruan mandatin e trete regjimit me te korruptuar te Europes. Halli i vertete i demokrateve eshte shperdorimi dhe tradhetia ndaj sakfrificave te tyre per pazaret e kryetarit!
Per dosjet dhe pazaret e Bashes ka 8 vjet qe demokratet kalojne nga humbja ne humbje! Kuvendi Kombetar i dt 11 Dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mije delegateve do te shenoje fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partise Demokratike ne misionin e saj te shenjte per rrezimin e regjimit te Edi Rames.
Partia Demokratike do ta realizoje kete mision ne aleance me gjithe demokratet dhe qytetaret qe kerkojne shpetimin e Shqiperise permes nje PD me te forte me te hapur dhe me te bashkuar! Te gjithe bashke ne 11 Dhjetor per te nisur rrugen drejt FITORES!”, thuhet në deklaratë.
Nga Foltorja e Devollit Berisha deklaroi se sipas tij Bashës do t’i dalin dosje të tjera. Po ashtu ai u shpreh, “projekti i Emirateve i Amarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit”. m.v/Abcnews.al