Analisti Skënder Minxhozi thotë se Foltorja e Sali Berishës është reduktuar në një kockë dhe se sfida më e madhe për ish kryeministrin, është indiferenca popullore.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se lëvizja e Berishës është bërë agresive, por nuk ka përkrahje.
Sipas tij, që të arrihet një bashkim i Partisë Demokratike, duhet të zgjidhen faktorët dhe arsyet që kanë sjellë ndarjen e kësaj force politike.
“Realisht, sfida e të gjithë këtij grupimi politikanësh të djathtë sot në opozitë, vazhdojnë të ngulmojnë me rreshtimin pas sali Berishës. Nuk duan të pranojnë rotacionin normal, as ligjet e natyrës, vjen momenti për tërheqje, nuk duan të pranojnë asgjë. Kjo është një rrugë pa krye. Përkrahja është e vogël. Sfida më e madha e Berishës, nuk është me SHBA, as me qeverinë, sfida e vërtetë është me indiferencën popullore. Përkrahja për këtë lëvizje politike vazhdon të mbetet në shifra minore, të vogla. Është një lëvizje e cila është reduktuar në kockë kur i thonë, kanë mbetur pak si numër, por është bërë agresive në aspektin e retorikës. Mbetet një lëvizje e reduktuar, në segmentin parlament, rrugica e doktorit.
Që të arrish një bashkim, duhet të zgjidhësh faktorët dhe arsyet e ndarjes. Cilat janë arsyet e ndarjes? I kuptoj thirrjet që bën Jorida Tabaku apo të tjerë, që ta shohim qartë, cilat janë arsyet? Janë dy. Arsyeja e parë është SHBA me vendimin “non grata” dhe e dyta sherri që ka rrjedhur më vonë mes Berishës dhe Bashës. Nëse nuk rregullohet diçka në këtë trajektore, nëse këta dy zotërinjtë nuk ulen dhe të zgjidhin problemet, por këta të dy nuk kuptohen”, theksoi ai./abcnews.al

