“Foltorja e Radhës”, Berisha me shqiptarët që jetojnë në Greqi: 6 marsi dëshmoi rikthimin e PD-së në opozitë

schedule12:41 - 20 Mars, 2022

schedule 12:41 - 20 Mars, 2022

Ish kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të dielë është rikthyer në foltoren e radhës atë me emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Berisha në fjalën e tij ka theksuar se situata politike e kohëve të fundit në vendin tonë është shumë e ndërlikuar, por sipas tij tashmë zgjedhjet e 6 marsit dëshmuan rikthimin e fuqishëm të PD-së në opozitë.

Berisha ka akuzuar qeverinë se e ka mbushur vendin me banda kriminale dhe drogë dhe thekson se shumë shpejt tashmë do të jetë fundi i kësaj situate.

Ish kreu i PD-së ka bërë me dije ë bashkëbisedimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi, që diaspora do të ketë një vend të rëndësishëm tek prioriteti i PD-së.

Zhvillimet në Shqipëri siç dhe i keni ndjekur kanë qenë dhe mbeten shumë problematike, vendi qeveriset nga një qeveri e papërgjegjshme e cila në këto vite njëlloj si në diktatura ja ka dalë të ndalojë dhe të kthejë pas kohën. Shqipëria në 8 vite nuk njohu progres në procesin e integrimit në BE në këto 8 vite shqiptarët u varfëruan dhe mjerimi u rrit me 3-4 herë. Nga një shoqëri me rrogat mesatare më të larta në Rajon, pa u krahasuar me Greqinë, sot vendi ka rrogën mesatare më të ulët se Kosova dhe në rajon.

Bandat droga dhe krimi bëjnë qeverisjen tashmë, zgjedhjet dhe vota e lirë në realitet janë përjashtuar nga shoqëria. Në PS nga 2009 e deri më sot nuk bëhen më zgjedhje, këtë  model e imitoi edhe ish kreu i PD-së Lulzim Basha në këto kushte në kushtet kur Partia Demokratike ndodhej në një agoni pas një serie humbjesh njëra pas tjetrës, u morën nisma për rithemelimin e saj dhe ju i keni ndjekur këto zhvillime.

Në këto 5 muaj përpjekjet për rithemelimin e PD-së janë zhvillimi më i madh politik në vend. 11 dhjetori me Kuvendin, Referendumi i 18 dhjetorit dhe zgjedhjet e 6 marsit të cilat dëshmuan qartë opozitën e vërtetë të vendit, ndonëse duke i marrë padrejtësisë logon PD-ja e vërtetë mori mbështetjen e 70% të elektoratit të djathtë. Kemi rikthimin e fuqishëm të PD-së si forcë e vërtetë opozitare.

Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë që diaspora të ketë vendin e saj në zgjedhjet në vend. Emigracioni do të ketë prioritet për Partinë Demokratike’, ka thënë Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!