Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Foltorja” e Berishës, kryetari e sekretari i PD-së së Durrësit besnikë të Bashës, salla i mbushet nga ish-drejtorë

schedule19:21 - 29 Shtator, 2021

schedule 19:21 - 29 Shtator, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme ka qenë në një takim me demokratët e Durrësi në kuadër të asaj që ai e ka cilësuar si “Foltorja” ku kundërshton vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Mësohet se kësaj radhe, ndryshe nga Vlora, Sali Berisha ka mbledhur rreth vetes shumë pak demokratë.

Kryetari, Ferdinand Xhaferaj dhe Sekretari i degës së kësaj forcë politike në Durrës duket se i kanë qëndruar “besnikë” Lulzim Bashës dhe nuk kanë marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.

Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se besnikë të ish kryeministrit Berisha kanë qëndruar drejtorët gjatë qeverisjes së tij, para 2013. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!