TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe komentoi veprimet e një pjesë deputetëve të PD, të cilët bllokuan foltoren, veprim ky që detyroi nënkryetaren e Kuvendit Ermonela Felajn të mbyllë seancën.
Ai tha se deputetët e opozitës duan karriget e ministrave pasi të tyret i kanë “flakur dhe nuk u interesojnë”.
“Ata nuk duan karrige deputeti. Ata duan karrige qeverie. Pa pushtet ata nuk ekzistojnë, siç nuk eksitojnë pa pushtet. Ky është problemi i tyre. Është hall i madh. Karriget e tyre i kanë lënë, të vetmet karrige që kanë marrë janë karriget e ministrave, ato merren me votë, s’janë në gjendje t’i marrin me votë”, tha ai.
Ai tha se deputetët e opozitës i kërkojnë PS të njohin Berishën për kryetar të PD, por Braçe shtoi se kjo nuk është kompetencë e tyre.
“Na kërkojnë ne që të njohim Berishën për kryetar PD. Nuk është kompetencë e jona”, tha Braçe./ n.m.abcnews.al