Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Foltorja”, Berisha: Shkodra qyteti më i diskriminuar në investime në Shqipëri

schedule18:26 - 1 Tetor, 2021

schedule 18:26 - 1 Tetor, 2021

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbajë sonte në qytetin e Shkodrës “Foltore e Radhës.” Me të mbërritur, lideri historik i demokratëve është pritur me ovacione dhe thirrjet “Berisha, Berisha!”

Në hapje të fjalsë së tij, ish-kryeministri u shpreh se në 8 vite, Shkodra ka parë nga pushteti qendror një diskriminim që “s’ia ka bërë asnjë pushtues tjetër.”

“Shkodra, në 8 vite të regjimit të narko-shtetit shqiptar ka parë një diskriminim të të atillë që s’ia ka bërë asnjë pushtues tjetër.”

Sipas Sali Berishës, qeveria Rama e ka diskriminuar qytetin e Shkodrës nga ana e investimeve, si asnjë qeveri tjetër në histori nuk e ka bërë.

“Nëse hidhni sytë, në qëndrimin e qeverisë të Tiranës ndaj Shkodrës, nuk do të gjeni në histori një qeveri që t’u ketë diskriminuar në investime sesa qeveria e Ramës.”

Si në “Foltoret” e tjera, Berisha kujtoi se gjatë qeverisjes së socialistëve shqiptarët kalua nga qytetarët me rroga më të larta në rajon, në qytetarët me të varfër të rajonit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!