Sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko thotë se opozita kërkon ta kthejë vendin pas, duke iu referuar dhunës në Kuvend, nga deputetët e PD në seancën plenare të së hënës.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kuko u shpreh se sjellja e opozitës, është në dëm të demokracisë.
Sipas Kukos, qeveria do fokusohet te reformat dhe jo te zhurmat.
“Kjo vetëm demokraci nuk është, alernativë qeverisëse nuk është. Këto pamjet, duke djegur karriget e Kuvendit, që janë blerë me paratë e taksapaguesve, është papërgjegjshmëri e madhe. Është humbje kohe të komentosh grahmat e fundit të një aksioni që vetëm opozitar nuk është. Aksioni opozitar kërkon një alternativë të caktuar. Ne kemi shpjeguar që nuk janë as kushtet as nevoja për të pasur qeveri teknike. Kemi konferencë ndërqeveritare me BE, një moment shumë i rëndësishëm. Jemi duke ecur në kohë me negociatat. Vitin e ardhshëm do të kemi Samitin e Berlinit, komunitetin evropian. Më pas presim Samitin e NATO-s. Kemi dy Shqipëri, që ecën përpara në proceset integruese, dhe një Shqipëri, që mendon se taktikat e 1990 janë ende relevante. Njerëzit do i përgjigjen me votë këtyre veprimeve. Ne nuk duhet të impresionohemi nga këto pamje. Duhet të jemi të foksuar me reformat që duam të çojmë përpara”, theksoi ajo./abcnews.al