VIDEO/ FNSH “blindon” rrugët, çfarë po ndodh në të gjithë vendin

schedule11:21 - 9 Shkurt, 2020

schedule 11:21 - 9 Shkurt, 2020

Që prej dy ditësh rrugët e vendit janë blinduar nga forca të policisë rrugore, të FNSH  dhe “Shqiponjave”. Me dhjetra postoblloqë janë ngritur në pika të ndryshme të qarqeve dhe janë ndaluar dhjetra persona me automjete luksoze.

Disa prej tyre janë shoqëruar nëpër komisariate për verifikime me qëllim kapjen e të dyshuarve për krime apo fitime të parave në mënyrë të paligjshme. Aksionet vazhdojnë dhe sot.

Gazetari Leonidha Musaj bëri me dije se në Durrës janë kontrolluar 10 automjete luksoze. Ndërkohë operacioni vijon që prej ditës së djeshme edhe në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli, raporton se janë ngritur dy postblloqe në hyrje të qytetit. Janë katër automjete të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar pranë komisariatit të Shkodrës për të kryer verifikimet e nevojshme.

Sakaq, edhe gjatë ditës së sotme vijon operacioni në Vlorë, ku kanë mbërritur forcat e FNSH. Gazetari Elton Nika thotë se operacioni po zhvillohet në hyrje të qytetit bregdetar, por edhe në aksin Vlorë-Fier.

Operacioni i kontrolleve të automjetve vijon q ëprej mbrëmjes së djeshme edhe në Elbasan. Mirëpo, gazetari Aldo Kozarja raporton se në Elbasan ende nuk ka një shifër zyrtare sesa mjete  i janë nënshtruar procesit të verifikimit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!