FMN për Britaninë e Madhe: Ulja e taksave në Angli do të rrisë koston e jetesës

schedule14:42 - 28 Shtator, 2022

schedule 14:42 - 28 Shtator, 2022

Paketa e re ekonomike e propozuar nga qeveria e Britanisë së madhe për ulje të menjëhershme të taksave mund të nxisë krizën e kostos së jetesës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar hapur qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se propozimi për uljen e taksave pritet të rrisë pabarazinë dhe çmimet të produktet bazë.

“Ne e kuptojmë se paketa e konsiderueshme fiskale e shpallur synon të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballen me goditjen e energjisë. Megjithatë, duke pasur parasysh presionet e rritura të inflacionit në shumë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, ne nuk rekomandojmë paketa fiskale të mëdha dhe të pa synuara në këtë moment” thuhet në njoftimin zyrtar të FMN-së.

Qeveria britanike deklaroi se nuk do të ndryshojë vendimet e saj për taksat, mirëpo ka premtuar të njoftojë në javët në vijim për plane të mëtejshme që do të nxisin rritjen e ekonomisë dhe do të ulin borxhin publik.

Banka e Anglisë ka njoftuar se do të ndërhyjë për të qetësuar tregjet. Banka qendrore ka njoftuar se do të fillojë të blejë obligacione qeveritare me një “ritëm urgjent” për të ndihmuar në rivendosjen e kushteve të rregullta të tregut.

Të premten qeveria doli me një plan duke premtuar uljen e taksave në vlerë prej 45 miliardë dollarësh, të financuara nga huamarrja, për të nxitur rritjen ekonomike.
Disa nga huadhënësit më të mëdhenj të vendit, pas njoftimit të qeverisë, pezulluan marrëveshjet e hipotekave e justifikimit që ishin të pasigurt.

Paundi arriti një rekord të ulët kundrejt dollarit të hënën, ku tregtohej me 1.03 kundrejt dollarit. Disa analistë kanë paralajmëruar se mund të arrijë barazi me dollarin./abcnews.al/