“Fluturojnë” me 170 km/h, policia bllokon 15 patenta në “Tiranë-Durrës”

schedule10:20 - 18 Korrik, 2020

schedule 10:20 - 18 Korrik, 2020

Policia Rrugore vijon të ushtrojë kontrollet me radar edhe gjatë orëve të vona të natës, në akset kryesore të vendit.

Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë natës së mbrëmshme ka ushtruar kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës, respektivisht në të dyja anët e saj për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Sipas policisë, nga vëzhgimet me radar në rrugë janë kapur disa shkelje dhe për pasojë janë pezulluar 15 leje drejtimi për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në këtë rrugë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/605182873751470/

“Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h”, bën të ditur policia.

Një 25 vjeçar që po ecte me shpejtësi 170 km/h është ndaluar gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.

Policia i bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të shijojnë fundjavën, por të respektojnë rregullat e qarkullimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!