Fluturojnë avionët mbi Kuçovë/ Ushtria shqiptare dhe NATO demonstrojnë forcën në qiell

schedule15:10 - 4 Mars, 2024

schedule 15:10 - 4 Mars, 2024

Nga ky 4 mars Baza Ajrore e Kuçovës është zyrtarisht baza taktike e NATO-s në Shqipëri. Investimi modern e ka kthyer atë në një bazë me të gjitha standardet e NATO-s, duke e kthyer Shqipërinë në një pikë strategjike të aleancës se veri Atlantikut.

Riaktivizimi i bazës riktheu edhe njëherë fluturimet e avionëve ushtarakë. 6 avionë luftarakë dhuruan spektakël në qiellin e Kuçovës, duke demostruar kapacitetet e tyre taktike.

Pas disa dekadash në bazën e Kuçovës rikthehet zhurma e avionëve. Për herë të parë në tokën shqiptare ulen dy avionë F16.

Spektakël në qiell dhuruan gjithashtu edhe dy helikopterët Black Hawk, të cilësuar ai krenaria e forcave të armatosura, të cilët mbërritën në Shqipëri pak muaj më parë.

Nga data 1 mars na Bazën e Kuçovës janë stacionuar dronët bajraktarë. Për herë të parë ata fluturuan nga baza e Kuçovës, si simbol i modernizimit të Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Vënien në funksion të bazës së NATO-s në Shqipëri gjeneral Jeronim Bazo e cilëson si historike. Ndërsa shpjegon si do të funksionoje ajo.

‘”Ju ishit dëshmitarë të fluturimeve të F-16 dhe, avionëve dhe dronëve të tjerë. Do të donim që kjo të ishte një ditë e zakonshme në bazën e Kuçovës, por të jemi realistë nuk do të jetë e përditshme, por në varësi të situatave, në varësi të planeve”

Ish gjeneral major Nazmi Cahani thotë se inaugurimi i bazës konfirmon besueshmërinë që aleatët kanë ndaj Shqipërisë.

“Kjo është baza e parë që hapet në Ballkanin Perëndimor. Kjo jep disa  mesazhe për rëndësinë që ka vendi ynë si vend anëtar i NATO”.

Ky moment historik përjetohet me emocione të veçanta nga ish pilotët që kanë shërbyer për vite me radhë në bazën e Kuçovës, që tashme ka ndryshuar faqen e historisë.

“Është kënaqësi e madhe që aktivizohet përsëri baza e Kuçovës, këtë herë në funksion të NATO. Është një zgjidhje strategjike për vendin tonë, që jemi më të siguruar. Unë kam fluturuar 30 vjet, nga këto 24 në bazën e Kuçovës.

“Jam shumë i emocionuar që riaktivizohet baza e Kuçovës. Është një bazë legjendare”.

Puna për të rijetëzuar Bazën Ajrore të Kuçovës nisi në janar të vitit 2022. Investimi prej 50 milion euro nga NATO dhe 5 milionë të tjera nga qeveria shqiptare, e ka transformuar atë në një bazë me standarde të larta, duke nisur nga pista e avionëve e deri tek depot e armatimit. Baza është tashmë në funksion dhe do të përdoret si nga aleanca e veri Atlantikut ashtu edhe nga ushtria shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!