Fluturimi MH370: Piloti ishte në mision vetëvrasës

schedule12:34 - 15 Maj, 2018

schedule 12:34 - 15 Maj, 2018

Ekipi i hetuesve që merret me misterin e avionit të Malajzia Airlines të zhdukur katër vjet më parë në oqeanin Indian me 239 persona në bord, kanë arritur në përfundimin se piloti e ka rrëzuar qëllimisht avionin pasi ishte në një mission vetëvrasës.

Piloti i fluturimit MH370, ku avioni u zhduk në oqeanin Indian në 8 Mars të 2014-s me 239 persona në bord, iu është shmangur qëllimisht radarëve dhe rrëzoi avionin si pjesë e një misioni vetëvrasës të cilin e planifikonte prje kohësh. Lajmi është konfirmuar nga ekipi i hetuesve të cilët po merren prej kohësh me misterin e Boeing 777 të Malajzia Airlines, mbetjet e të cilit u kërkuan më kot dhe në thellësi të oqeanit.

Që në vitin 2016 ishte hedhur ideja e një vrasje – vetëvrasje në masë, planifikuar nga piloti. Një dokument konfirmonte në fakt se kapiteni, Ahmad Zaharie, një muaj para ngjarjes kishte kryer disa fluturime me një stimulator, mes të cilave dhe një në itenerarin e njëjtë me atë ku u zhduk dhe avioni./abcnews.al