Fluturime luksi? Rama, komentuesit: Udhëtimet e punës me avionin që pata, shkurtim kohe dhe shpenzimesh

schedule09:08 - 11 Mars, 2025

schedule 09:08 - 11 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, lidhur me udhëtimet e tij jashtë vendit.

Rama deklaroi se udhëtimet e punës me avionin që pati në dispozicion, ishte për shkurtim kohe dhe shpenzimesh. Rama tha se me marrëveshjen që kishte, nuk u shpenzua asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa u shpenzua në mesatare çdo vit nga kryeministrat.

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha. Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat. Deri kur nuk ishte avioni, rregulli në qeverinë time, ka qenë dhe mbetet, anëtarët e qeverisë, përfshirë edhe mua nuk udhëtojnë në biznes, përjashtuar udhëtimet në SHBA, që janë të gjata dhe është normale. Për çfarë flisni? Kë dëgjoni? Si mund të merreni me këto muhabete pa lidhje? Kur vjen puna te jeta e secilit, të jemi shumë të kujdesshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!