Flutura Acka: Çfarë nuk më pëlqeu te Alketa Vejsiu në Sanremo

22:38 | 18/02/202022:380

E ftuar në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano, në ABC News ishte shkrimtarja Flutura Açka. Shkrimtarja e njohur ndau opinionet e saj si përgjigje ndaj pyetjeve provokuese të gazetarit Nano.

Açka tha se tekstet e këngëve tani në Shqipëri lënë për të dëshiruar, ato bëhen sipas saj për të firuar klikime  dhe disa para e asgjë më tepër.

Tekstet e këngëve sipas Açkës janë naive dhe të perceptueshme për njerëzit e zakonshëm. Ndërsa mori shembullin e teksteve të këngëve ajo përmendi edhe tekstet e festivalit të Sanremos  por edhe pjesëmarrjen e Alketa Vejsiut në këtë edicion.

“Mua askush deri tani nuk më ka kërkuar ndonjë kompozitor e të më thotë, Zonjë a bëni dot një tekst për mua? Do e kisha bërë me dashurinë më të madhe, askush. Duan ato tekstet e tyre naive, të perceptueshme për njerëzit e zakonshëm, nuk duan ti fusin njerëzit në mendime kur të dëgjojnë muzikë. Shikoni Sanremon, shiko tekstet çfarë tekstesh janë. Pas tyre janë poet shumë të mëdhenj që janë shumë të përgjegjshëm kur e nxjerrin fjalën. Këtu bëhen poezi të momentit për të fituar klikime për të fituar ca para dhe kaq. Nuk kanë asnjë vetëkontroll”, tha Açka.

Mustafa Nano: Meqë e keni ndjekur Sanremon, ju pëlqeu Alketa Vejsiu?

Flutura Açka: Shumë njerëz i pashë dhe debatet i ndoqa. Në fund të fundit, që një vajzë shqiptare të shkojë deri në Sanremo, pavarësisht si e qysh, është një gjë shumë e mirë dhe përgëzuese. Unë jam ndjerë shumë mirë që një vajzë shqiptare shkon deri në Sanremo. Do kisha dalë që ajo të ishte më e ngadaltë, që ato që thoshte ti artikulonte më e qetë, por kjo është në natyrë, ashtu si dhe unë kam natyrën time. Gjithsesi nga ana ime ka përgëzimet e mia.

Shkrimtarja Flutura Açka njihet edhe për rolin e saj në politikë, e tërhequr paksa kohët e fundit por i ndjek me vëmendje zhvillimet politike. Sipas Açkës shteti shqiptar është katandisur në një shtet qesharak.

Mustafa Nano: Ti je aktive në politikë, herë pas here, keni qenë një nga personazhet e kulturës që sa herë ke dashur të thuash një gjë, që lidhej me politikën, e ke thënë ndonjëherë edhe me nerv. Shqipëria vazhdon të përkeqësohet?

Flutura Açka: Çfarë t’ju them, ne jemi të çuditshëm, jemi në një fazë të çudisë. Shqipëria sot nuk është shtet. Bën një vendim presidenti nuk botohet, bën një vendim parlamenti nuk dekretohet, ç’është kjo? Dalin 10 kryetarë bashkie të korruptuar nuk ndodh asgjë, këtu nuk ndodh asnjë gjë. Një shtet që nuk komunikon me entet kryesore nuk është shtet. Çfarë shteti është ky? Ky nuk është shteti i shqiptarëve, ai që duan shqiptarët. Jemi gati, gati një shtet qesharak. Shikoni parlamentin, shikoni çfarë ndodh mes parlamentit dhe presidentit. Çfarë ndodh mes bashkive dhe shtetit. Krekosja që shohim çdo ditë nga politikanët shqiptarë tregon se me reformën në drejtësi nuk do të ndodhë asgjë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono