Fluksi i emigrantëve, Lituania vendos mbi 1,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

schedule14:26 - 24 Nëntor, 2021

schedule 14:26 - 24 Nëntor, 2021

Rreth 1000 deri në 2000 trupa do të vendosën në kufirin e Lituanisë me  Bjellorusinë, pas shqetësimeve në rritje se qeveria e Presidentit Alexander Lukashenko do të vazhdojë të përhapë një valë emigrantësh në Europë.

Rreth 9,000 trupa nga BE dhe NATO janë vendosur në kufi që nga mesi i qershorit. Përveç kësaj, Forcat e Armatosura të Lituanisë kanë blerë rreth 290 automjete nga Holanda për të monitoruar situatën në kufirin me Bjellorusinë. Sipas ministrit lituanez të mbrojtjes Arvindas Anusauskas, automjetet, të cilat u blenë për 4.6 milion euro, janë në gjendje të mirë teknike  dhe pritet të jenë në shërbim para Krishtlindjeve.

Lituania shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në kufirin me Bjellorusinë dy javë më parë për shkak të krizës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!