Strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve gjatë shkurit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të Instat Net qëndrimet gjithsej u rritën me mbi 34% dhe akomodimi I tyre është regjistruar me rritje sidomos në zonat jo-bregdetare.
Tirana ,Durrësi dhe Elbasani kanë tërhequr numrin më ët lartët të turistëve të huaj gjatë muajve të parë të këtij viti. Ajo që ëshët risi për këtë vit është fluksi i turistëve që vijnë nga Italia.Sipas të dhënave të Instat në Shkurt 2025, shumica e vizitorëve të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22 %), Kosova (16 %), dhe Gjermania (7 %).
Po ashtu Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 6 % dhe 4 % të vizitorëve, ndërsa 45 % e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.
Nga të dhënat konfirmohet se fluksi turistëve në Shqipëri do të vijojë edhe përgjatë këtij vitit.Në periudhën janar-shkurt rezulton se në vend hynë mbi 1 milion shtetas të huaj, duke shënuar një rritje me 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./abcnews.al