Fluks udhëtarësh nga Porti i Durrësit/ Mbi 85 mijë pasagjerë hynë vetëm në muajin korrik

schedule11:22 - 2 Gusht, 2024

schedule 11:22 - 2 Gusht, 2024

Fluks udhëtarësh kanë hyrë në Shqipëri dhe nga porti i Durrësit. Gjatë muajit korrik nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë në vendin tonë më shumë se 85 mijë persona.  Rreth 6% më shumë se e njejta periudhë e vitit të shkuar. Po kaq ishte rritja e udhëtarëve nga porti I Durrësit edhe për gjashtë muajt e parë të vitit.   Nga janari në qershor në këtë pikë kufitare hynë dhe dolën 230  mijë pasagjerë.

Kryesisht kane ardhur nga Italia,  Spanja, Franca e Gjermania.  Shumë prej tyre morën me vete dhe automjetet  private. Mbi 99 mijë automjete, kamionë  e trailer ose 4% më tepër  se  gjashtë muajt e parë të vitit të shkuar u transportuan nga ky terminal.

Tragetet nga Durrësi në Bari dhe Ankona prej 15 ditësh  kanë nisur lundrimet e dyfishta që do të zgjasin deri në shtator.

Sipas agjencive të lundrimit dhe turizmit, gushti pritet të ketë një fluks më të lartë  udhëtarësh në raport me vitin e shkuar. Për për të pritur  e përcjellë  pasagjerët   në portin e Durrësit  janë hapur 24 sportele. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!