Fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Muriqanit

schedule15:17 - 8 Qershor, 2019

schedule 15:17 - 8 Qershor, 2019

Në pikën e përbashkët kufitare me Malin e Zi Muriqan – Sukobinë, ka fluks udhëtarësh jo vetëm në fundjavë, por edhe ditëve të javës. Policia po punon me 9 sportele dhe me procedura të përshpejtuara, për të shmangur vonesat.

Muriqani po përballet me fluks të lartë të hyrje daljeve. Fundjavat janë të mbingarkuara. Të huajt, por edhe shqiptarët nga Kosova hyjnë e dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar me Malin e Zi.

“Ne jemi nga Maqedonia dhe po udhëtojmë drejt Kroacisë, do kalojmë pushimet atje. Kemi rreth 20 minuta që jemi, është krejtësisht normale”.

“Jemi nga Tetova, kemi udhëtuar nëpër autostradën e re Shkup-Prishtinë. Në Morinë nuk ka fluks, ndërsa këtu kemi rreth 40 minuta që presim”.

“Jemi nga Holanda, kemi dy muaj që ndodhemi në udhëtim, Ballkani na pëlqen shumë, sidomos natyra. Nuk e dimë edhe sa do rrimë. Kemi qëndruar 4 ditë në Shqipëri duke filluar nga Liqeni i Ohrit dhe tani po udhëtojmë drejt Kroacisë”.

Këtu në Muriqan po punohet me kapacitet të plotë. Janë 9 sportele në funksion dhe me raste punohet me procedure të përshpejtuar. Sezoni turistik nuk ka filluar ende, por në pikën e përbashkët kufitare Muriqan-Sukobinë numri i udhëtarëve është i lartë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!