Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fluks turistësh në Durrës”, Çerenishti: Më shumë vëmendje tek strukturat akomoduese

schedule20:12 - 29 Maj, 2026

schedule 20:12 - 29 Maj, 2026

Interesi i turistëve për Durrësin vijon të rritet edhe për sezonin turistik 2026, ndërsa operatorët e tregut paralajmërojnë një fluks më të lartë vizitorësh krahasuar me vitin e kaluar.

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, operatori turistik Fatos Çerenishti deklaroi se shumë kompani kanë shprehur interes për të sjellë turistë në qytetin bregdetar, por kapacitetet akomoduese mbeten të kufizuara.

Sipas tij, rritja e numrit të turistëve po ushtron presion mbi strukturat hoteliere në Durrës, ndërsa një pjesë e kërkesës pritet të përballohet nga apartamentet me qira. Çerenishti theksoi se Durrësi mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit dhe parashikoi që numri i turistëve këtë vit të jetë 6-7% më i lartë se një vit më parë, me rritje të veçantë të vizitorëve nga Kosova dhe vendet e rajonit.



“Ka shumë kompani që kanë shprehur interesin për vitin 2026, por kapacitetet akomoduese të Durrësit janë këto që janë. Prandaj duhet të jetë vëmendja tek strukturat akomoduese të Durrësit, sepse numri i turistëve është gjithnjë dhe në rritje.

Ne nuk kemi ndryshuar numrin e shtretërve më shumë, kështu që i bie që të punojnë më shumë apartamentet. Durrësi është një nga qytetet që pëlqehet më shumë nga turistët. Do të jetë nga destinacionet që kurrë nuk do të rreshti.

Numri i turistëve do të jetë 6-7% më shumë se vitin e kaluar. Do të ketë më shumë fluks nga shqiptarët e Kosovës, por edhe të rajonit”, u shpreh operatori turistik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!