VIDEO/ Pushuesit dynden në jug, trafik i rënduar në Vlorë

schedule11:40 - 15 Gusht, 2020

schedule 11:40 - 15 Gusht, 2020

Trafik i rënduar është krijuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se shkak është bërë fluksi i shtuar i pushuesve, të cilët kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në bregdet.

Sakaq, burime për Abcnews.al bëjnë me dije se situata e rënduar nis prej zonës së Skelës për të vijuar përgjatë gjithë Lungomares.

Ndërkohë, Vlora vijon të vuajë një problematike të tillë gjatë çdo fundjavë, ndërsa situata paraqitet shumë stresuese për drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në radhë.  Akoma më e vështirë është për nënat me fëmijë, pasi temperaturat janë të larta./abcnews.al