Ka përfunduar në Elbasan, në ZAZ 50 dhe 51 shpërndarja e materialeve zgjedhore, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vetëm në ZAZ 48 janë ende pa dorëzuar materialet, ku ka një rradhë të gjatë për dorëzim. Janë 4 persona që janë ndaluar nga Prokuroria sepse kanë shtruar rrugë në funksion të fushatës elektorale.
Procesi vijoi i qetë, teksa priten dorëzimet e procesverbaleve për të vijuar mëngjesin e nesërm me votimin.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt. / abcnews.al