Fluks pasagjerësh nga porti i Durrësit/ Në gjashtë muaj, rreth 242 mijë pasagjerë dhe 104 mijë automjete

schedule14:14 - 4 Korrik, 2025

schedule 14:14 - 4 Korrik, 2025

Porti i Durrësit ka pritur fluks të pasagjerëve gjatë muajve të parë të vitit  duke konfirmuar shtimin e turistëvr të huaj që vijnë për të vizituar Shqipërinë.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual në Durrës

gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga dhe drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete.

Sipas të dhënave zyrtatare të  Autoritetit Portual Durrës konstatohet një rritje prej 6% e hyrje-daljeve të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar nga vizitorët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë në fillim të sezonit veror.

Po ashtu, është evidentuar një rritje prej 4.7% edhe në numrin e mjeteve që kanë hyrë në vend. Gjatë kësaj periudhe janë përpunuar 104,212 automjete  ose 4,967 mjete më shumë se në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Porti i Durrësit është një pikë e rëndësishme hyrje për turistët që zgjedhin rrugët detare.Autoritetet prsin një fluks më të shtuar të udhëtarëve sidmos përgjatë muajve të verës ku shënohet edhe piku i sezonit turistik. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!