Mbi 21 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në Morinë. Policia Kufitare për të shmangur ngarkesën i kalojnë mjetet pa kontroll të imtesishëm duke mbajtur shënim vetëm targën e makinës. Shtetasit nga Kosova vijnë për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri.
Morina u përball me një fluks të pazakonte në orët e mëngjesit. Mbi 21 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë nëpërmjet kësaj pikë doganore gjatë 24 orëve të fundit.
Në këto kushte, policia mban shënim vetëm targat e automjeteve dhe detyrohet që në shumicën e rasteve të procedojë pa kontroll. Qytetarët nga Kosova kësaj radhe vijnë për të kaluar pushime të gjata dhe jo thjesht një fundjavë në Shqipëri.
Shëngjini, Velipoja dhe Ulqini janë vendet e prenotuara prej tyre për të pushuar gjatë verës./ABC News Albania 24/7